Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), u shpreh në studion e emisionit Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se rasti “Xhisiela” tregoi degjenerimin e shtetit, edhe pse kryeministri, sipas tij, “thotë shumë gjëra dhe i tregon këndshëm përrallat”.