Një debat i gjerë po zhvillohet këto ditë për nismën e ligjore të mazhorancës, për legalizimin dhe rregullimin e medias online në Shqipëri. Kjo çështje mori pjesën më të madhe të seancës parlamentare gjatë paradites me diskutimet e deputetëve. Ndërsa jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë u mblodhën në një tubim proteste kundër "Paketës Antishpifje", gazetarë e përfaqësues të Shoqërisë Civile që kundërshtojnë aksionin ligjor qeveritar për portalet. Për shkak se po flitet për një temë ku politika dhe media vihen përballë njëra tjetrës, unë ftova sot në Top Talk dy ish-gazetarë në profesion, sot politikan aktiv. Astrit Patozi është në studio me mua, ndërsa deputeti socialist Musa Ulqini, ka lënë për pak minuta seancën plenare që vijon për të qenë prezent në Top Talk.