Në Top Talk sot u fol për përgjegjësinë administrative dhe penale për ndërtimet në zonat e prekura nga tërmeti. Gazetari Mentor Kikia bëri apel që prokuroria të hetojë dhe nxjerrë përgjegjësit që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar degradimin urban dhe ndërtimet abuzive jashtë kushteve teknike. Në Top Talk u bë apel edhe për krijimin e një filozofie të re për ndërtimin duke krijuar një sistem urban funksional dhe modern.