Byroja Kombëtare e Hetimit zbatoi dje një urdhër të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe kontrolloi pronat e Erjola Hoxhës, bashkëjetueses të ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe ish bashkëshortes në Tiranë dhe Durrës. Kontrollet janë bërë në funksion të dosjes hetimore ngritur për aferën me inceneratorët ku ka prova se dhe ish-ministri Ahmetaj ka përfituar favore nga Klodian Zoto, si bileta avioni apo akomodime në hotele. Nga kontrolli janë gjetur shuma të arsyetuara parash dhe asgjë nuk ka rezultuar e paligjshme. Përveç dosjes së inceneratorëve, ish-ministri Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij mund të pyeten edhe për lidhjen e afërt me ish-vartësen Alda Klosi, e cila është në masë sigurie arrest me burg për pastrim parash. Ajo u vu në pranga pas një vjedhjeje të inskenuar që kreu