Pas kontrolleve në banesat e bashkëjetueses dhe ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt, në studion e Top Talk me Juli Xhokaxhi, gazetarët Adriatik Doçi dhe Mentor Kikia, i përgjigjen pyetjeve se a janë të vonuara këto kontrolle të SPAK dhe BKH, flasin për ecurinë e hetimit për inceneratorët dhe pse opozita nuk flet për Ahmetajn. Të ftuar:Adriatik Doçi, Mentor Kikia, Programi "Top Talk" në Top Channel është i mbështetur në konceptin e intervistave për temën më të rëndësishme të ditës. Intervistat janë projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarit me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana të ndryshme. Gazetare: Juli Xhokaxhi