Në Top Talk me Juli Xhokaxhi, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha dhe juristi Sokol Hazizaj komentojnë dërgimin nga SPAK për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre për çmilitarizimin dhe çmontimin e municioneve në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, në Gërdec. Programi “Top Talk” është i mbështetur në konceptin e intervistimit të një personazhi të vetëm për temën më të rëndësishme të ditës. Intervista e trajtuar është projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarin me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana me të cilat personi i intervistuar lidhet në mënyrë direkte ose të tërthortë. Gazetare: Juli Xhokaxhi