Ditën e sotme gazeta gjermane “Bild” publikoi 6 audio-përgjime të reja telefonike të bëra në Vtin 2017, ku shfaqet Astrit Avdylaj, koka e grupit kriminal “Avdylaj” në Shijak në tentativë për të siguruar mbështetje politike në favor të PS. Përgjimet janë të prokurorisë shqiptare, e cila thotë se procesi hetimor është në vijim, por e përditshmja gjermane hedh dritë mbi pasazhe bisedash për ndikim në zgjedhje.