Kjo e hënë është një ditë plot zhvillime intensive, kjo sepse Kuvendi mblidhet në seancën e posaçme me debat për relacionin që përmban arsyet e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës. Ky i fundit në një deklaratë për mediat parashtroi edhe një herë arsyet ligjore përse shfuqizoi 30 Qershorin dhe dekretoi 13 Tetorin si datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.