Në Top Talk sot u fol për zgjidhjet afatshkurtra dhe afatgjata të krizës post-tërmetit. Ish-zv/Kryeministri Dashamir Shehi tha se duhen anuluar koncesionet dhe qeveria të sigurojë brenda vitit të ri stabilizimin bazë të familjeve të prekura nga tërmeti. Ndërsa ish zv/Ministrja e Financave Irena Beqiraj tha se duhet përpiluar një plan i qartë për konferencën e donatorëve. Ndryshe nuk do ishim të besueshëm për të thithur kontributet e nevojshme financiare për zgjidhjen e emergjencës nga tërmeti