Në Top Talk me Juli Xhokaxhi, ish kryetari i KQZ, Kristaq Kume dhe gazetarët Aleksandër Çipa e Bledian Koka diskutojnë për vendimin e djeshëm të kryekomisionerit Ilirian Celibashi për mosregjistrimin e asnjë nga grupet në PD për zgjedhjet e 14 majit. Të ftuar: Kristaq Kume, Aleksandër Çipa, Bledian Koka, Programi "Top Talk" në Top Channel është i mbështetur në konceptin e intervistave për temën më të rëndësishme të ditës. Intervistat janë projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarit me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana të ndryshme. Gazetare: Juli Xhokaxhi