Në Top Talk sot dominoi debati mes zv-ministres së brendshme Rovena Voda dhe ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku. Përfaqësuesja e opozitës denoncoi propagandën qeveritare, ndërsa zyrtarja e qeverisë tha se të gjithë banorëve iu është ofruar zgjidhje dhe se kriza është mirëmenaxhuar. Tabaku kërkoi anulimin e të gjitha PPP-ve dhe deklarimin e fundit të emergjencës që nuk është bërë publik nga qeveria.