Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka deklaruar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel se, ky institucion po përballet me problematika në disa bashki të vendit, të cilat drejtohen nga kryebashkiakë të Partisë Demokratike, pasi nuk po njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.