Në Top Talk sot u fol për rrugën e zgjidhjes së emergjencës nga pasojat e tërmetit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Seiko tha se FMN ka gati një paketë prej 87 milionë eurosh për dëmet e tërmetit. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave të Nivelit të Dytë tha se ekziston një fond prej 4 miliard eurosh që bankat e ofrojnë me interesa tregtare për zgjidhjen e emergjencës kombëtare nga tërmeti.