Astrit Patozi foli sot në Top Talk për një propozim konkret për sistemin zgjedhor. Koordinatori i Bindjes Demokratike thotë se duhet aplikuar sistemi Proporcional me Lista të Hapura. Patozi flet edhe për një pakt politik kombëtar që duhet të prodhojë vullnet politik për të kryer një reformë kushtetuese në funksion të garancive për zgjedhje të drejta e të gjithë pranuara.