Teksa Gjykata e Apelit u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e Ivi Kasos per te mos legjitimuar grupin e Alibeaj, opozita me në krye Sali Berishën zhvilloi protestën e paralajmëruar. Në Top Talk me Juli Xhokaxhi, gazetarja Elda Menga sjell një përmbledhje të protestës, ndërkohë që analisti Arian Çurri dhe ish kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli analizojnë si protestën ashtu edhe pritjen e vendimit të Apelit. Të ftuar: Arian Çurri, Fatbardh Kadilli, Elda Menga, Programi “Top Talk” është i mbështetur në konceptin e intervistimit të një personazhi të vetëm për temën më të rëndësishme të ditës. Intervista e trajtuar është projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarin me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana me të cilat personi i intervistuar lidhet në mënyrë direkte ose të tërthortë. Gazetare: Juli Xhokaxhi