Në Top Talk me Juli Xhokaxhi, i ftuar deputeti i PD, Tomor Alizoti, i cili diskutoi rreth krizës në parlament, mënyrën si duhen organizuar protestat dhe komentoi deklaratën e Berishës për "orgjitë" mes McGonigal dhe ministrave. Programi “Top Talk” është i mbështetur në konceptin e intervistimit të një personazhi të vetëm për temën më të rëndësishme të ditës. Intervista e trajtuar është projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarin me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana me të cilat personi i intervistuar lidhet në mënyrë direkte ose të tërthortë. Gazetare: Juli Xhokaxhi