Në intervistën e fundit për këtë vit në Top Talk ishte i ftuar Prof.Dr Përparim Kabo. Këtë vit Shqipëria shënoi shifra mbresëlënëse negative për largimin e popullatës në emigrim. Profesor Kabo shpjegon shkaqet që shtyjnë shqiptarët të largohen. Antropologu i shquar thekson faktin se politika në Shqipëri në këto 30 vite ka krijuar 5 piramida shkatërrimtare për vendin. Ai i përmend ato dhe efektet e tyre me radhë. Profesor Kabo ndalet edhe të Sfidat e mijëvjeçarit një dokument që përfshin shumë fusha dhe që Shqipëria e ka firmosur por nuk është angazhuar për të realizuar asgjë nga prej objektivave themelorë.