Moisi, Lolo dhe Artan Habilaj janë emrat që krijuan një ciklon politik, më i madhi i viteve të fundit në Shqipëri. Prokuroria e Krimeve të Rënda po kërkon lidhjen e aktivitetit kriminal të tre banorëve të fshatit Babicë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Moisiu u arrestua në Itali me akuzën e trafikut të hashashit. Me vëllezërit e tij, ai është përgjuar duke folur për tonelata hashashi që dërgonin drejt Siçilisë. Lolo, Floriani dhe vëllai i madh Artani janë zhdukur sepse kërkohen nga policia.