Tema: “Nata e dymbëdhjetë” Te ftuar: Albana Osmani, Ervin Kurti, Jonida Beqo, Justin Anderson, Mehmet Xhelili, Armela Demaj, Guri Koco, Florian Agalliu - Autori më me ndikim në të gjithë dramaturgjinë botërore, Uilliam Shekspir do të vijë për të parën herë në skenën e Metropolit për sezonin Dimër 2017, me shfaqjen “Nata e Dymbëdhjetë”, datë 6 dhjetor ora 19.00. Teatri Metropol dhe regjisori amerikan Justin Anderson do ta sjellin veprën në një tjetër kohë, në Shqipërinë e viteve 1800, koha e Lord Bajron, Ali Pashës dhe fotografëve Marubi duke ndërthurur elementë autentikë të kohës dhe vendit ku ndodhin ngjarjet si në muzikë e kostume.