Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, takoi këtë të premte kryeministrin Edi Rama dhe disa përfaqësues të opozitës, në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkan. Zyrtarja e lartë amerikane e nisi takimin me Kryeministrinë në orën 08:50, takim i cili zgjati më shumë se një orë. Në takim ishin të pranishëm edhe Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorja Yuri Kim.