Top News – Zyrtari i Vuçiçit trafikant droge / Kapet sasi e madhe marijuane në Maqedoninë e Veriut
08/02/2026 20:00

Policia në Maqedoninë e Veriut sekuestroi mbi 40 ton marihuanë. Policia ndërkohë njoftoi se janë kontrolluar disa ndërmarrje bujqësore dhe në njërën prej tyre në Shkup janë sekuestruar nëntë ton drogë si dhe mbi 1.300 shishe me vaj kanabisi. Kontrolle janë kryer njëkohësisht edhe në ndërmarrje të tjera në lindje të vendit, ku u konsifkuan 31 ton marihuanë. Mediat në Shkup përmendin Strumicën, 120 km në juglindje të shkupit, si vendin ku është konfiskuar sasia më e madhe. Ndërmarrjet e kontrolluara ishin të licencuara për podhimin e marihuanës mjekësore, që lejohet për qëllime terapeutike në Maqedoninë e Veriut. Por sasia e gjetur nuk përkon me prodhimin e dokumentuar si të ligjshëm. Kjo sasi mund të ketë qenë e destinuar për trafik droge. Autoritetet në Shkup po hetojnë edhe lidhjet e mundshme në Serbi. Në fqinjin verior prokuroria sekuestroi më 9 janar pesë ton marihuanë, që duket se kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut. Vendi i gjetjes ishte një shtëpi në afërsi të qytetit jugor të Serbisë, Krushevo. Autoritetet serbe arrestuan katër persona dhe lëshuan edhe një fletë arresti ndërkombëtare për një person që konsiderohet si koka e bandës. Ai identifikohet vetëm si Aleksandar M dhe raportohet se është anëtar i këshillit komunal të Krushevos dhe i përket partisë në pushtet SNS të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ministria e Brendshme e Maqeonisë së Veriut në njoftimin e saj përmendi lidhje konkrete me gjetjen e drogës në Serbi. Një nga personat e arrestuar në Serbi është bashkëthemelues i firmës, në të cilën u gjet marihuana dhe vaji i kanabisit në Shkup. Sipas zyrtarëve, sasia e drogës së sekuestruar në maqedoninë e veriut është e jashtëzakonshme për vendin e vogël ballkanik.

Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55