Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Teoharis Lalakos ka mbërritur në Shqipëri me urdhër të ministrit Nikos Dendias. Zyrtari grek u ndal në Vlorë, për t’u takuar në qeli me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe të arrestuarin tjetër me akuzën e shitblerjes së votës, Pandeli Kokoveshi. Në këtë takim, Lalakos u shoqërua nga Ambasadorja greke, Konstandina Kamici. Sipas burimeve, Sekretari i Përgjithshëm u interesua për gjendjen shëndetësore dhe kushtet e ndalimit të tyre, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen veprimet e radhës për trajtimin e rastit”.