Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Teoharis Lalakos ka mbërritur në Shqipëri me urdhër të ministrit Nikos Dendias. Sipas mediave greke, zyrtari grek u ndal fillimisht në Vlorë, për t’u takuar në qeli me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe të arrestuarin tjetër me akuzën e shitblerjes së votës, Pandeli Kokaveshi.