42-vjeçari Arjan Ballcaj është vënë në pranga pasi tentoi të mashtronte një biznesmen për të përfituar 200 mijë euro. I arrestuari, banues në Kamëz, iu prezantua personit që do i merrte paratë si zyrtar i lartë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Replay 2”, policia thotë se u sekuestrua një automjet dhe telefon. Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ky është operacioni i tretë brenda këtij viti i policisë që arreston zyrtarë të rremë me akuzën e gjobëvënies ndaj biznesmenëve.