Bashkimi Europian i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos mbyllë qendrat ilegale serbe që ofrojnë shërbime sociale në veri të vendit. Statusi i këtyre qendrave, sipas një deklarate të Komisionit, duhet të zgjidhet përmes procesit të dialogut mes dy vendeve në Bruksel.