Ky sezon veror mund të konsiderohet sezoni i ndërhyrjes në 61 bashkitë e vendit për reformimin e burimeve njerëzore, shërbimeve bashkiake dhe mbrojtjen e territorit. Në një ambjent privat në qëndër të kryeqytetit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve, deputetët aktualë dhe të rinj dhe përfaqësuesit e bashkisë së Tiranës, me në fokus adresimin e problematikave me ndryshime në legjislacion.