Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Budull, kanë bojkotuar proçesin mësimor këtë të mërkurë. Mugesa e mjeteve të transportit ka bërë që nxënësit të mos frekuentojnë mësimin, ndërkohë që prindërit janë shprehur se u është ndërprerë pagesa nga zyra arsimore e Krujës. Ky ngërç ka sjellë ndërprejen e mësimit për një pjesë të nxënësve, ndërsa prindërit janë shprehur se bojkoti do vazhdojë nëse ky problem nuk zgjidhet.