Top News/ Zvicra po ngrin më pak asete ruse! Vendi neutral, nën kritika ndërkombëtare
23/04/2024 13:55

Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e vendit. Kjo përbën një rënie të madhe e cila mund të rrisë presionin ndërkombëtar ndaj vendit neutral, për të bërë më shumë për sanksionimin e Moskës, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Kjo shifër, e cila vlen për asetet e ngrira në fund të vitit 2023, shënon rënie nga 7.5 miliardë franga zvicerane të asteteve të ngrira në fund të vitit 2022. Arsyeja kryesore për këtë ishte një rënie e aksioneve dhe aseteve financiare në vlerën e tregut, të cilat janë bllokuar, tha Sekretariati Shtetëror për Marrëdhënie Ekonomike. Kjo rënie pritet të nxisë kritika nga ndërkombëtarët se Zvicra nuk po bën sa duhet për ndëshkimin e Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Megjithëse Zvicra i ka intensifikuar dukshëm përpjekjet për të luftuar kompanitë dhe individët që përdorinvendin për të evituar sanksionet, vendet e tjera duan që ajo të bëjë më shumë. Zvicra deri më tani i ka miratuar të gjitha masat evropiane, qëllimi i të cilave është t’i pamundësojnë Rusisë marrjen e mallrave dhe teknologjisë për ushtrinë e vet, por Berna ka zgjedhur edhe rrugën e vet. Dhoma e ulët e Parlamentit të Zvicrës nuk pranoi javën e kaluar t’i bashkohej një taskë-force ndërkombëtare për vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, pjesë e së cilës janë Shtetet e Bashkuara, Australia, Kanadaja, Komisioni Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe.

Top Channel/ Franca merr në pyetje Elon Musk, bastisen zyrat e “Space X” në Paris
03/02 20:03
Top News – Irani frikësohet, negociata me SHBA-në / Presidenti: Na u kërkua nga qeveritë mike
03/02 16:44
Top Channel/ Skandali Epstein, Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë përpara Kongresit!
03/02 15:57
Top Channel/ Inteligjenca artificiale krijon fe, e besojnë vetë agjentët AI. Vjen paralajmërimi
03/02 15:20
Top News – Notoi 4 orë për të shpëtuar familjen / I rrëmbyen dallgët, 13-vjeçari bën të pamundurën
03/02 14:55
Top Channel/ Japoni, bora vret 30 vetë: Gruaja “varroset” para shtëpisë, thirret ushtria!
03/02 14:41
Top News – Rusia vazhdon të rrisë Flotën Veriore / Britania lëshon alarmin: Po investon shumë
03/02 14:32
Top News – Kina, anije lufte në stil ‘Star Wars’ / Godet armiqtë nga hapësira, shmang çdo mbrojtje
03/02 14:30
Top Channel/“Ndryshova mendim për Lavrovin pas luftës”, Lajçak flet pasi i dolën bisedat me Epstein!
03/02 14:24
Top Channel/ Thellohet skandali për Mandelson: I dërgoi Epstein të dhëna për qeverinë britanike!
03/02 13:32
Top News – Kina ‘rrëzon’ dizajnin e Teslas / Jo më doreza ‘të fsheura’ të dyerve të makinave
03/02 13:00
Top News- I doli emri në dosjen ‘Epstein’/ Lajçak: Jam ndjerë si idiot, kam treguar gjykim të dobët
03/02 12:59
Top News – Flotë akullthyesish për SHBA-në / Po ndërtohet në Finlandë mes tensioneve në Arktik
03/02 12:57
Top News – ‘Shi iguanash’ në Florida / Reptilët e ngrirë bien nga pemët, i ftohtë i pazakontë
03/02 12:49
Top News – Franca bastis zyrat e Musk në Paris. Hetim penal ndaj kompanisë për krime kibernetike
03/02 12:07
Top Channel/ Serbia, tashmë “diktaturë e hapur”: Hyjnë në fuqi “Ligjet e Mrdicit”!
03/02 12:04
Top News – Ndalon mediat sociale për të miturit / Spanja ndjek shembullin e Australisë dhe Francës
03/02 12:02
Top News – Skandal në familjen mbretërore / Djali i princeshës së Norvegjisë në gjyq për përdhunim
03/02 11:37
Top News – Agjentët e ICE ‘pajisen’ me kamera / Trump: Kështu askush nuk mund të gënjejë
03/02 11:29
Top Channel/ Frikë për luftë me SHBA-në, Irani aktivizon rrjetin e bashkëpunëtorëve!
03/02 11:26
DIGITALB DIGITALB