Pas vendimit të Bundestagut gjerman për të njohur lejet e drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare, një tjetër lajm I mire vjen këtë here për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Zvicër. Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset, shtetasve shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër do të përfitojnë pensionin me moshën, duke mos humbur asnjë ditë nga periudhe e kontributeve. Ky vendim vjen në kuadër të marrëveshjes dypalëshe në fushën e mbrojtjes shoqërore.