Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pati një takim zyrtar me homologen e saj zvicerane, Irène Kälin, ku kjo e fundit vlerësoi rolin e Shqipërisë si një lider i integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor si edhe për kontributin e Kuvendit në avancimin e reformave demokratizuese dhe integruese. Temë e bisedës në tryezën e diplomateve, ishte bashkëpunimi i suksesshëm parlamentar e dypalësh në mbështetjen e reformave, përmirësimi i sistemit shendetësor, fuqizimi dhe modernizimi i arsimit professional si dhe bashkepunimi në fushën e sigurimeve shoqërore, energjisë e turizmit.