Serbia duket se ka gjetur një ‘aleat’ edhe brenda Europës, e këtë herë për të blerë pajisje përgjuese të cilësisë e teknologjisë së lartë. Bëhet fjalë për Zvicrën, ku një kompani vendase mësohet se ka furnizuar qeverinë serbe me pajisje për mbikëqyrje dhe përgjim, përfshirë një sistem gjeolokimi dhe kapëse IMSI, që mundësojnë ndjekjen e telefonave celularë.