Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar, teksa së fundi ka reaguar edhe Ministri i Berndshëm Xhelal Zveçla, i cili i ka bërë apel Serbisë të heqë dorë nga tentativat për të rënduar edhe më shumë gjendjen. Duke sjellë në vëmendjen kapjesn e një sasie të madhe armatimesh në Zveçan nëj ditë më parë, Ministri i Brendshëm i Kosovës i ka bërë thirrje edhe faktorit ndërkombëtar, që t’i ushtrojë presion Serbisë për të hequr dorë.