Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon deklaroi se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave pas një zvarritje të gjatë. Së bashku me një grup eurodeptuetësh kanë thënë se dëshirojnë ta bëjnë të qartë se lëvizja e lirë pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.