Vetëm disa ora pasi Kuvendi I Kosovës dështoi sërish të mos konstituohej duke lënë në ngërç parlamentin, Bashkimi Evropian ka reaguar duke u shprehur se partitë politike duhet të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të konstituojnë shpejt Kuvendit. Zyra e BE-së theksoi se “formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së qytetarëve”.