Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u është drejtuar partive politike me një thirrje për konstituim urgjent të Kuvendit të Kosovës dhe formim të Qeverisë sa më parë të jetë e mundur. Ajo tha se çdo ditë e humbur, është një humbje për Kosovë, për popullin e saj dhe për prespektivën euroatlantike.