Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se është duke shqyrtuar ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e pakicës serbe. Ankesa e Listës Serbe, lidhet me pretendimin se me zgjedhjen e Nenad Rashiqit nga radhët e pakicës serbe, janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit, si dhe aktgjykimi i mëparshëm i Kushtetueses mbi të njëjtën çështje. Lista Serbe ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuse vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar, sipas tyre, veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.