Zëvëndës ministrja e arsimit njëherazi edhe korrdinatorja e nismës qeveritare ‘ Gati për Shqipërinë’, Bora Muzhaqi ka reaguar ashpër ndaj ish zëvendës minstres së brendshme, Rovena Voda, përsa i takon aferave korruptive që bëhen për punësime në administratën shtetërore. Teksa nisma ‘ Gati për Shqipërinë’ po rikthen trurin e emigruar ndër vite, duket se një problem shqetësues mbetet burokracia për pozicionimin e tyre në administratën shtetërore. Lidhur me këtë çështje Muzhaqi është shprehur se tashmë nuk hyn më në lojë as miku, as partia e as arka me peshq.