Liqenet alpine, lagunat dhe bukuritë e zonave të mbrojtura shqiptare po tërheqin gjithë e më shumë turistë. Të dhënat e publikuara nga kryeministri Edi Rama, flasin për një rritje të vizitorëve nga muaji janar deri në prill të këtij viti në zonat e mbrojtura, krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.