Në ditën e pestë të agresionit rus mbi Ukrainën emisioni ‘Zona Zero’ në Top News do të ketë një transmetim ndryshe. ‘Zona Zero’ me gazetarin Thimi Samarxhiu është zhvendosur në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë, ku po priten me mijëra refugjatë që i largohen luftës. Këtë të hënë ‘Zona Zero’ do të transmetohet live nga kjo pikë kufitare me dëshmi ekskluzive të refugjatëve të luftës.