Dy persona u vendosën në pranga dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria, nën dyshimin se ndezën qëllimisht zjarr, në Selenicë dhe Gramsh, duke shkaktuar dëme materiale. Në Selenicë, policia arrestoi një 43 vjecar i cili pas një konflikti që pati me bashkëfshatarin e tij në Drashovicë, ndezi zjarr që për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dogji një sipërfaqe me ullinj dhe u rrezikuan bagëtitë e imta të shtetasit FN.