Një zjarr masiv ka përfshirë territorin përreth 3 fshatrave në Bashkinë e Finiqit pasditen e kësaj të hëne. Në fshatin Livinë tre banesa janë djegur ndërsa ende zjarrfikësit u përballën me flakët për të shpëtuar prona dhe banesa të tjera. Dëmet janë të mëdha edhe në pemëtari. Të paktën 4 mijë rrënjë ullinj janë shkrumbuar, ndërsa janë djegur edhe pemë frutore të tjera. Zjarri i është afruar fshatit Ardhasovë dhe ndihmuar edhe nga era e fortë kërcënojnë edhe fshatrat Krane dhe Navaricë.