Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në kodrën e Kuzum Babasë në qytetin e Vlorës. Flakët janë ndezuar prej pak orësh , ndërsa përhpapj e tyre ka qene e shpejtë për shkak të erës. Nga inforamcionet paraprake, bëhet me dije se flakët kanë djegur gjithë faqen e kësaj kodre me pisha, duke rrezikuar dhe banesat që ndodhen aty. Në terren ndodhen dy autobote me ujë, 8 zjarrfikse dhe disa banorë të zonës që po ndihmojnë për shuarjen e flakëve.