Nje banesë është përfshirë nga zjarri mengjesin e së enjtes në lagjen Partizani të qytetit të Vlorës. Pas njoftimit të marrë policia dhe forcat e sherbimit zjarrfikës kanë mbërritur menjeher në vendin e ngjarjes. Sipas policisë banesa ku ka rënë zjarri i përket një 90 vjeçareje, e cila fatmirësisht ka mundur të shtëtojë. Mësohet se shkak i zjarrit ka qënë një bombol gazi e cila ka rrjedhur gaz dhe me pas flakët kanë përfshirë banesën një katëshe. Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë edhe një banesë dy katëshe ngjitur. Pas ndërhyrjes së sherëbimit zjarrfikës flakët e zjarrit janë vënë nën kontroll.