Një banesë është përfshirë nga flakët në qytëtin e Shkodrës. Banesa ndodhej në katin e katërt të një pallati në lagjen Parrucë të Shkodrës, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë penguar përhapjen e tyre në apartamentet e tjera. Ndërkohë nga ana tjetër, kryetari I ri I Bashkisë Shkodër, Benet Beci, mësohet se ka shkuar në vendgjarje për të ndjekur situatën.