Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit mbi fshatin Dukat i Ri, në Karaburun. Mëngjesin e sotëm janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në fshatin Dukat në Karaburun, siç shihet edhe nga pamjet një shtëllungë e madhe tymi ka mbuluar zonën. Helikopteri chinuk, i cili erdhi nga Holanda, po hedh ujë për shuarjen e tij, ndërsa banorë te Dukatit po ndërhyjnë për fikjen e zjarrit me mjete rrethanore.