Këto janë pamjet në pyllin e Poros në Vlorë pasditen e kwsaj tw marte. Flakët kanë dalë nga kontrolli gjatë orëve të pasdites duke përparuar drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë. Forca të shumta zjarrfikëse si dhe ato të emergjencave ndodhen në terren ndërsa një helikopter vijoi të hedh ujë nga lart për të neutralizuar vatrën që ka dalë nga kontrolli.