39 persona të cilët ishin brenda qendrës tregtare në Lushnje, e cila u përfshi nga zjarri, ndodhen në spitalin e këtij qyteti jashtë rrezikut për jetën. Teksa ka përfunduar operacioni i evakuimit janë shpëtuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Disa vatra të vogla zjarri vijojnë të jenë aktive, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe RENEA kontrollojnë nëse ka ende persona në godinë.