Grupet e ekspertëve vijojnë ende punën e tyre për përcaktimin e shkakut të zjarrit që përfshiu pallatin 10 katësh në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Pallati vazhdon te mbetet i rrethuar nga një perimetër sigurie, ndërsa banorët nuk lejohen të afrohen për shkak të rrezikut.