Ministri i brendshëm Taulant Balla dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku ndoqën nga afër situatën kritike në fabrikën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës. Fatmirësisht nga zjarri masiv nuk ka viktima dhe as të lënduar, ndërsa gjatë natës u bë e mundur shuarja e flakëve.