Policia e Sarandës identifikoi dhe vuri në pranga shtetasin që i vuri flakën zyrës noteriale të Aleko Anagnosti, në orët e para të mëngjesit të së hënës. Marjo Sinanaj u arrestua në kuadër të operacionit policor “Flames”, ndërsa mbi të rëndon akuza e "Shkatërrimit të pronës me zjarr". Policia e Sarandës në njoftimin zyrtar lidhur me këtë ngjarje, bën me dije se 41 vjecari është person me precedent të mëparshëm kriminal. Sinanaj ka qenë i dënuar me parë për veprat penale, shkatërrim prone me eksploziv dhe për zjarrvënie.